Te dashur miq,
Harrojeni prodhimin e bitcoineve pasi nuk eshte fitimprures. Ju leverdis me shume qe te blini bitcoin (megjithese tanime po shtrenjtohet) se sa ta prodhoni ate. Rritja e veshtiresise se prodhimit cdo dy jave nuk mundeson prodhim me fitim.
Po, pajtohem me ty. Tanime projektin qe e kam pasur ne plan ta realizoj definitivisht ka deshtuar per shkak edhe te uljes se BTCs per bllok. Tani kam filluar mining per zCash me CPU dhe GPU dhe mendoj qe eshte shume me perfituese sesa BTC tani per tani. Gjithashtu mendoj qe zCash do te kete shume me shume sukses dhe pas nje kohe do te jete me stabile sesa BTC per shkak te anonimitetit. Cfare mendoni ju?
Anonimitetin e duan
kryesisht ata qe kane per te fshehur (perseris kryesisht por jo te gjithe). Qe te fitoje popullaritet duhet te kete sa me shume perdorues te tille. Keta do jene gjithnje me pak se sa pjesa tjeter e njerezimit. Bitcoini po rregullohet ligjerisht perdite e me shume nga me shume e me shume vende. Nuk besoj se zcash do te konkurroje bitcoinin. Ai mori kot diten e pare por sot vlen me pak se ai. Dhe pershtypja ime ime eshte qe keshtu do vazhdoje. Gjithsesi ne boten e crypto-ve asgje nuk mund ta thuash me siguri se eshte ende bote pa shume rregulla. Si e tille mbreteron ligji i xhungles. Fiton me i forti. Se kush do te jete vetem koha do ta tregoje. Bindja ime eshte qe ka per te qene bitcoini.
Sa per stabilitetin bitcoini ka dy vjet qe eshte stabel ose ben levizje (luhatje) te kontrolluara. Me perhapjen e tij do te behet perhere e me e veshtire qe te manipulohet. Nderkohe qe zcash (edhe per shkak te segmentit qe do e perdore) ka per te qene perhere objekt spekullimi. Skurse ishte qe diten e pare qe doli.